“Mund të shkojmë në Kuvend të entjen pa marrëveshje”

Aktuale

“Mund të shkojmë në Kuvend të entjen pa marrëveshje”

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 23:38
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka dhënë opsionet se si do të veprojë Vetëvendosje nëse deri më 26 dhjetor nuk arrihet marrëveshje për koalicion me LDK-në.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse deri të enjten në ora 15:00 nuk ka marrëveshje me LDK-në do të ketë vetëm betim të deputetëve.

Ai ka thënë se nuk e përjashtojnë edhe opsionin për të propozuar kryetarin e Kuvendit që u takon me Kushtetutë, pavarësisht se, sipas tij, ka shumë deputetë që mund ta votojnë, e mjaft të tjerë që të mos e votojnë.

“Ne garantojmë që nëse nuk kemi marrëveshje me LDK-në nuk do të veprojmë si PAN-i në vitin 2014 duke shtyrë konstituimin e institucioneve për shtatë muaj”, tha ai.

Konjufca ka thënë se megjithatë është jetike për Vetëvendosjen që të mos shkojë në Kuvend me 26 dhjetorë pa marrëveshje koalicioni me LDK-në.

Nënkryetari i Vetëvendosjes ka thënë se nuk do të ishte moment i mirë për Kosovën nëse Vetëvendosje shkon në Kuvend pa marrëveshje koalicioni edhe nëse arrin të zgjedh kryetarin e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat