Veseli mbërrin në Kuvend

Aktuale

Veseli mbërrin në Kuvend

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 14:56
Kadri Veseli

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli  ka arritur në Kuvend ku në ora 15:00 pritet të mbahet Seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme ka dështuar për tu nënshkruar një marrëveshje për koalicion ndërmjet të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti i cili ka dal përmes një video ku ka treguar se nuk ka marrëveshje me LDK-në pasi që ajo nuk i ka pranuar kushtet të cilat i janë ofruar nga VV-ja.

Kurse nga ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat