Gazetari i guximshëm që fitoi ulëse në Kuvend, njihet si kritikues i fort!

Aktuale

Gazetari i guximshëm që fitoi ulëse në Kuvend, njihet si kritikues i fort!

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 16:45
Mefail Bajqinovci

Ish-gazetari, Mefail Bajqinovci është ulur në karrigen e deputetit.

Bajqinovci, pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, njihet si kritikues dhe gazetar i guximshëm.

Në zgjedhjet e 6 tetorit ai mori mbi afro 15 mijë vota.

Mefail Bajqinovci:

Sot u betova si deputet i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Secilit qytetarë, anëtar e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, që më deleguan besimin e tyre për t’i përfaqësuar: faleminderit shume. Më keni nderuar.

Dua të ju siguroj, juve në radhë të parë por edhe qytetarëve të tjerë: jam rreshtuar në një subjekt që politikën e sheh si mision patriotik për t’i dhënë lirisë tonë edhe zhvillimin, drejtësinë e mirëqenien në vend të atyre që politikën e kuptuan si mundësi për pasurim të pa merituar duke i futur duart në xhepat tuaj.

Kështu me këtë motiv i jam futur edhe unë politikës. Çdo vendim e veprim sot e tutje, do të matet me peshën e përgjegjësisë për t’i shërbyer vendit dhe popullit tim.

Jemi të vendosur, pa mëdyshje, që politikës të ja ndërrojmë karakterin që e kishte deri më sot. Prandaj ka rezistencë ndaj këtij ndryshimi, por vendosmëria për ndryshim të madh, tashmë ka vulën e popullit prapa dhe nuk do të ketë forca të errëta që do të mund ta sfidojnë.

Na priftë e mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat