Kuvendi pa infrastrukturë për deputetin e parë me karrocë

Aktuale

Kuvendi pa infrastrukturë për deputetin e parë me karrocë

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 07:58
Fetah Rudi

Për herë të parë, për t’u betuar si deputet, në Kuvendin e Kosovës, ka hyrë një person me karrocë.

E shkaku i mungesës së infrastrukturës në Kuvendin e Kosovës, të zgjedhurit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fetah Rudit, i duhet ndihma e familjarëve.

Si deputet i Kosovës, Fetah Rudi, në Kuvend thotë se do të ngre zërin për disa çështje.

Madje, të qenët person me nevoja të veçanta dhe kushtet e papërshtatshme për punë, nuk do ta ndalojnë Rudin në realizimin e objektivave të tij, si pjesë e Legjislaturës së shtatë.

Së bashku me kolegët e tij, Rudi regjistrohet në Kuvend, e madje për të është rezervuar një vend i veçantë.

Përkundër se është ndër deputetët e parë që ka hyrë në sallë, deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, është ndër të fundit që largohet.

Teksa pret për ndihmë, Rudi përshëndetet nga kolegët e tij të rinj.

Fetah Rudi, 19 vjet më parë, i ka mbijetuar një atentati, pas kthimit në vendlindjen e tij, Malishevë, nga takimi i përjavshëm me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat