Rexhep Selimi për Ditën e Veteranit të UÇK-së: Jemi krenarë që ishim luftëtarë të vërtetë të Lirisë

Aktuale

Rexhep Selimi për Ditën e Veteranit të UÇK-së: Jemi krenarë që ishim luftëtarë të vërtetë të Lirisë

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 19:06
Rexhep Selimi

Njëri ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjar i heronjve Adem Jashari dhe Mujë Krasniqi, një ashtu Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, ka uruar gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së në Ditën e Veteranëve, shkruan GazetaBlic.

Selimi ka thënë se shumë luftëtar vdiqën në luftë, disa mbetën pa gjymtyrë, e pas luftë disa mbetën pa punë  enë kushte të vështira, por pas gjithë këtyre vështirësive ai thotë se është krenarë që ishte pjesë e luftëtarëve të lirisë së vendit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Dita e Veteranit të Luftes së UÇK-së

E deshten Lirinë dhe luftuan për të! Nëpër male varrosen shokët e vrarë, lanë edhe pjesë të trupit. Disa u kthyen në punë, disa në mergim andej nga erdhen, disa mbeten në ushtri e disa në polici. Shumë prej tyre janë edhe të papune, jo pak prej tyre vdiqen pas luftës në kushte të rënda e shumë prej tyre u gjykuan për luftën që kishin bërë…

Por, në cilendo situatë e në çdo kohë, në luftë apo pas luftës, jemi KRENARË që ishim luftëtarë të Lirisë – ushtarë të vërtetë të UÇK-së.

Urime dita e veteranëve gjithë bashkëluftëtarëve të mi!

Lavdi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat