Hashim Thaçi i përgjigjet Kurtit dhe cakton takimin e radhës, po takohem me serbë dhe... ja çfarë thotë për Gjykatën Speciale

Aktuale

Hashim Thaçi i përgjigjet Kurtit dhe cakton takimin e radhës, po takohem me serbë dhe... ja çfarë thotë për Gjykatën Speciale

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 12:44
Presidenti Thaçi

E plotësuar: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencën e tij të fundit për këtë vit.

Presidenti Thaçi, ndër te tjera gjatë konferencës ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe heqjen e të gjitha barrierave mes kombit shqiptar.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që viti 2020 të fillojë  me ëndrrën të gjithë shqiptarëve, atë të heqjes së kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot jo nesër, qysh sot është e gatshme të marr vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës hiq nuk ka nevojë me shty nesër, do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. E ftoj mikun tim, Edi Ramën, që të caktoj datën e heqjes së kufirit mes Kosovës e Shqipërisë pa pritur opinionin e cilitdo shtet, sepse ne jemi shtete sovrane dhe si të tillë duhet të marrim vendime. Që nga shpallja e pavarësisë më 1912 të marrim edhe vendimin për heqjen e kufirit ngase  ka qenë ëndrra e të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe Shqipërisë. Pres përgjigje pozitive nga Edi Rama. Unë jam gati”, është shprehur ndër të tjera Thaçi. 

***

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Gjykatës Speciale për intervistim, në rast se i vjen ftesë.

Para gazetarëve, Thaçi ka thënë se është për t’u lavdëruar bashkëpunimi i luftëtarëve me dhomat e specializuara.

Kosova, sipas presidentit nuk ka asgjë për të fshehur.

“Nëse më vjen ftesa, natyrisht se do ti përgjigjem është jashtëzakonisht për t’u lavdëruar bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me dhomat e specializuara, me çka e vlerësoj me mirënjohjen më të lartë, sepse Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë ai.

***

Presidenti Hashim Thaçi në adresimin e fundvitit ka folur për refuzimin e tij që të marrë pjesë në takimet për minishengenin. Ndërkaq thotë se ai dhe liderë të tjerë të Kosovës janë takuar me zyrtarë të serbë, por me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi thotë se ka marrë dy ftesa për të shkuar në Durrës, aty ku është mbajtur takimi i liderëve të Maqedonisë Veriore, Shqipërisë dhe Serbisë për minishengen, por ai thotë se nuk mund të merrte pjesë në një takim, përderisa Kosova nuk u ftua në takimin që është mbajtur për këtë nismë në Novi Sad të Serbisë.

“Dy ftesa i kam refuzuar, megjithëse ftesat kanë qenë si president i Republikës së Kosovës. Një nga arsyet pse nuk kam marrë pjesë është sepse nuk mund të marrim pjesë kur takimet mbahen në një vend, e të mos marrim pjesë kur ai mbahet në një vend tjetër”, ka thënë Thaçi.

Ai ka komentuar kritikat që ka marrë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për mikpritjen që ia bëri presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq.

“Është e vërtetë që takimet e liderëve të Kosovës dhe të miat me liderë serbë kanë qenë më të shpeshtë. Takimet tona kanë qenë të nivelit bilateral, me ndërmjetësim të BE’së dhe SHBA’së. Unë me liderët e Serbisë takohem që nga vitit 1999. Kjo është transparente dhe kjo nuk është fshehtësi. Dhe, kushdo që vjen në pushtet, duhet të takohet…”, ka thënë Thaçi. 

***

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se do të duartrokas cdo marrëveshje për presidentin që bëhet në negociatat për krijim të qeverisë.

Thaci ka thënë se ka qenë pjesë disa herë e negociatave për krijim të qeverisë, e se thotë se i din vështirësitë dhe pengesat që mund të paraqiten në spektrin politik kur diskutohet për koalicion.

“Sa i përket zhvillimit dhe debatit të partive unë jam një nga këta liderë që kam përvojë në këto debate kum marrë pjesë në katër pesë herë në themelimin e e qeverive të Kosovës nga pas lufta, e di vështirësit dhe pengesat që mund të paraqiten mes spektrit politik për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes, është krejt normale dhe natyrisht se partia fituese është ajo që e përckaton partnerin”, thotë Thaçi.

Thaçi thotë se do të përkrahë cfarëdo marrëveshje që arrihet për postin e presidentin nga dy partitë që po negociojnë për koalicion.

 “Kemi një realitet tjetër në Kosovë, cdo marrëveshje që arrihet unë e përshëndes dhe do ta shtyj përpara, është me interes që të mos humbet kohë, Kosova është në një stat shumë të zhvilluar për krijimin e institucioneve, çdo marrëveshje edhe për president unë vetëm do ta duartrokas”, ka thënë ai.

***

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, në konferencën e fundvitit para gazetarëve, ka thënë se Kosova ka shënuar progres në vitin 2019, derisa ka bërë thirrje që të formohen sa më shpejt institucionet në vend.

Thaçi tha para mediave se sukses i këtij viti ka qenë edhe organizimi i mirë i zgjedhjeve, derisa ka kërkuar që të formohet sa më shpejt qeveria e re.

“Kosova ka shënuar progres në vitin 2019, ju takon edhe juve dhe keni një kontribut të madh. Dua të theksoj se viti 2019 ka qenë një vit i një progresi të mirë në të gjitha rrafshet, reforma, zhvillim ekonomik, afrim të të gjitha komuniteteve. Formimi i ushtrisë dhe marrjen e përgjegjësisë nga shteti. Është për t’u vlerësuar organizimi i mirë i zgjedhjeve, tashmë mbetet që të shohim në javën e ardhshme implementimin e vullnetit të qytetarëve nga partitë”, ka thënë presidenti.

Sipas tij, është meritë e gjithë spektrit politik organizimi i zgjedhjeve, e se partitë duhet të lëvizin sipas vullnetit të qytetarëve.

“Është meritë e të gjithë spektrit politik. Tashmë partitë politike duhet të lëvizin në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve. Natyrisht s’ka qenë vit krejt i lehtë, por mendoj që ato sfida do të tejkalohen, jemi shtet i ri që po dëshmohemi çdo ditë. Jam i bindur se të bashkuar do të jemi më të fortë, më të suksesshëm dhe më produktivë”, ka thënë ai. 

***

Presidenti Hashim Thaçi në adresimin e fundvitit ka folur për refuzimin e tij që të marrë pjesë në takimet për minishengenin. Ndërkaq thotë se ai dhe liderë të tjerë të Kosovës janë takuar me zyrtarë të serbë, por me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi thotë se ka marrë dy ftesa për të shkuar në Durrës, aty ku është mbajtur takimi i liderëve të Maqedonisë Veriore, Shqipërisë dhe Serbisë për minishengen, por ai thotë se nuk mund të merrte pjesë në një takim, përderisa Kosova nuk u ftua në takimin që është mbajtur për këtë nismë në Novi Sad të Serbisë.

“Dy ftesa i kam refuzuar, megjithëse ftesat kanë qenë si president i Republikës së Kosovës. Një nga arsyet pse nuk kam marrë pjesë është sepse nuk mund të marrim pjesë kur takimet mbahen në një vend, e të mos marrim pjesë kur ai mbahet në një vend tjetër”, ka thënë Thaçi.

Ai ka komentuar kritikat që ka marrë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për mikpritjen që ia bëri presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq.

“Është e vërtetë që takimet e liderëve të Kosovës dhe të miat me liderë serbë kanë qenë më të shpeshtë. Takimet tona kanë qenë të nivelit bilateral, me ndërmjetësim të BE’së dhe SHBA’së. Unë me liderët e Serbisë takohem që nga vitit 1999. Kjo është transparente dhe kjo nuk është fshehtësi. Dhe, kushdo që vjen në pushtet, duhet të takohet…”, ka thënë Thaçi. 

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se do ta presë liderin e VV’së, Albin Kurtin të hënn në orën 15:00 në zyrën e tij.

Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se e mirëpret vendimin e Kurtit për ta pranuar ftesën e tretë të Thaçit, dhe se ora e caktuar për takim është 15:00.

“Unë e mirëpres faktin që pas ftesës së tretë Kurti ka pranuar dhe i është përgjigjur ftesës time, kështu që në ditën kur është menduar nga Kurti, në ora 15 do ta pres në zyren time. Kështu që mirësëvjen në ditën që e ka propozuar do ta pres në zyrën time”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat