Arbërie Nagavci ia shuan shpresat LDK-së

Aktuale

Arbërie Nagavci ia shuan shpresat LDK-së

Më: 2 janar 2020 Në ora: 18:29
Arbërie Nagavci

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të hënën do të mbaj mbledhje me kryesinë dhe grupin parlamentar të LDK-së pak orë para se të filloj takimi ndërmjet Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, për mandatimin e kryeministrit për formimin e qeverisë.

Nënkryetarja e VV-së dhe e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, në një prononcim ka thënë se është e pakuptimtë nëse tani LDK kërkon që të shkarkohet Glauk Konjufca nga posti i kryeparlamentarit.

Sipas saj, LDK e kishte më parë këtë mundësi, por nuk ishin të gatshëm para seancës konstituive të Kuvendit, kështu që sipas saj tani më LDK ka humbur këtë mundësi.

“Nuk e kam këtë informatë, do e diskutojmë edhe në organet tona, por nuk ka kthim prapa dhe nuk ka arsye e nuk ka nevojë me u kthy prapa”, tha ajo.

“Ne kemi diskutu gjatë me LDK-në në momentin që ata nuk kanë qenë të gatshëm ne nuk kemi arrit marrëveshje para seancës konstituive të Kuvendit dhe kemi vazhdu tutje dhe tani nuk ka asnjë kuptim që me u kthy prapa”, tha Nagavci.

Ajo përsëriti dhe tha se ky qëndrim është i saji dhe se nuk ka asnjë arsye që LDK ta ketë një kërkesë të tillë për ta marrë postin e kreut të Kuvendit.

“Është qëndrim personal i imi, nuk ka asnjë lloj arsyeshmërie që me kërku dorëheqjen e Glaukut”, shtoi Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat