Haziri jep detaje të rëndësishme: Ky ishte skenari i vrasjes së Tahir Zemajt, përmend edhe disa emra

Aktuale

Haziri jep detaje të rëndësishme: Ky ishte skenari i vrasjes së Tahir Zemajt, përmend edhe disa emra

Nga: N.H Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:13
Vendi ku u vra kolonel Tahir Zemaj bashkë me djalin Enisin e Kushëririn Hasanin

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka folur lidhur me atentatin ndaj kolonel Tahir Zemajt, i bërë 17 vjet më parë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se para se të ekzekutohej Zemaj, ishte bërë një skenar me qëllim që të arrihej ky synim, pra vrasja e Zemajt.

“Mbrëmja e 4 janarit e vitit 2003, pas disa tentimeve më parë për vrasjen e kolonelit, “të porositurit” e ish-komandantëve ia arrijnë qëllimit. Para ekzekutimit, rryma do të ndalët në gjithë Pejën, vrasësit do të pozicionoheshin te Kombinatit të Drurit në Pejë, dhe më një breshëri armësh në drejtim të automjetit ku gjendeshin kolonel Tahir Zema, me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Që të tretë mbesin të vrarë”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Veç sa për kujtesë !

Shtatmbdhjet vjet,më parë, në një pritë të organizuar në stilin mafioz, ekzekutohet Kolonel Tahir Zemaj, një nga figurat më emblematike të Betejës së Loxhës (Korrik 1998) kundër forcave serbe, së bashku me të birin Enisin dhe kusheririn Hasan Zemaj.

Vrasje kjo që patë tronditur opinionin kosovar dhe jo vetëm, në kohë lirie, të një periudhë të luftës për pushtet, një luftë pa trima dhe pa hero, kur ish-komandantët e UCK-së, të konvertuar në politikan ia kishin mësyer pushtetit me cdo cmim, duke mos kyrsyer edhe vrasjet dhe friksimin e kondërshtarëve politik. Në këtë drejtim, si pengesë në rrugn e tyre për marrjen pushtetit e kishin parë LDK-në dhe popullaritetin që gëzonte ish-presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibarhim Rugova

Dhe për këtë ambicje të ish-komandantëve të UCK-së, do të mirren në nishan shumë aktiviztë dhe zyrtarë të LDK-së, bashkpunëtor të afërt të ish-presidentit Rugova, të cilët u vranë nga atentate, vrasjet e së cilëve drejtësia akoma nuk iu dha epilog.

Radha ishte e Kolonel Tahir Zemës,

Mbrëmja e 4 janarit e vitit 2003, pas disa tentimeve më parë për vrasjen e kolonelit, “të porositurit” e ish-komandantëve ia arrijnë qëllimit. Para ekzekutimit, rryma do të ndalët në gjithë Pejën, vrasësit do të pozicionoheshin te Kombinatit të Drurit në Pejë, dhe më një bresheri armësh në drejtim të automjetit ku gjendeshin colonel Tahir Zema, me të birin Enisin dhe kusheririn Hasanin. Që të tretë mbesin të vrarë.

Më kujtohet si sot, reagime dhe denime të vrasjes vinin nga katër anët e Kosovës. Por, një reagim që e ruaj në mendje si gazetar në atë kohë, ishte reagimi i Zyrës Amerikane (nuk ishte ambasadë në atë kohë), e cila drejtoi gishtin pa hezitim drejtë lidershipit të AAK-së.

Ky reagim, pasoi me një kundër reagim tejet nervozë të AAK-së në atë kohë.

Dhe pas kësaj vrasje, më pakë se një vit, në një atentat mafioz do të vriten Sebahte Tolaj dhe Isuf Haklaj, dy ish-pjestarë të UCK-së, të cilët po hetonin hetonin dy vrasje politike, edhe atë të Kolonel Zemës, duke qenë kështu edhe shumë afër zbulimit të tyre. Por, Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj, dy ish policët e Policisë së Kosovës, nuk arritën që ta kryenin deri në fund hetimin që kishin nisur.
Ata u vranë më 24 nëntor të vitit 2003.

Vrasësi, nga rrethi i basjkpuntorwve tw klanit Haradinaj, Bedri Krasniqi, ish-truproja e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Krimineli Bedri Krasniqi për këtë vrasje është dënuar me 27 vjet burg.

Për fund, edhe pas shtatmbdhjet viteve, vrasja e Kolonel Tahir Zema, t’birit të tij Enisit dhe kusheririt Hasanit, drejtësia nuk i dha epilog kësaj vrasje,e cilësuar si politike si dhe shumë vrasjeve të tjera politike në Kosovë.

Megjithatë, për vrasjen e Kolonel Zemës,pistat janë mjaftë të qarta që qojnë të urdhërdhënsit dhe të ekzuekutorët. Duhet vetëm vullnet, guxim e profesionalizëm të institucioneve të drejtësisë. Shpresa mbetët te Gjykata Specile, e cila duhet ta zbardhë vrasjen e tre fishtë të Kolonel Zemajt, Enisit dhe Hasanit
KOHA PËR DREJTËSI !(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat