Parashikimi i analistit politik: LVV dhe LDK s’kanë alternativë tjetër pos marrëveshjes!

Aktuale

Parashikimi i analistit politik: LVV dhe LDK s’kanë alternativë tjetër pos marrëveshjes!

Më: 7 janar 2020 Në ora: 19:41
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendi ende nuk ka qeveri.

Por, njohësi i çështjeve politike në vend Rasim Alija në një prononcim theksoi se nuk ka rrugë tjetër, përveç marrëveshejs për koalicion ndërmjet dy subjektet politike që janë përfshirë në negociata tash e sa kohë për krijimin e qeverisës, LVV dhe LDK.

“Nuk kanë alternativë tjetër pos marrëveshjes Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke patur parasysh që të dyja subjektet i kanë problem zgjedhjet e ardhshme pasi që të dyja këto parti nuk do ta kishin të sigurt votën e njëjtë si në zgjedhjet e 6 Tetorit. Nuk kanë alternativë tjetër përpos bashkëqeverisjes. Në momentin e bashkëqeverisjes i bie që të dyja subjektet ta gjejnë marrëveshjen dhe kompromisin por në radhë të parë duhet të ketë një marrëveshje të klimës së mirëbesimit pasi që të dy subjektet politike kanë shumë larg me disa çështje që e kanë dëmtuar klimën e mirëbesimit.Dy partnerët e koalicionit nëse nuk kanë besim në bashkëqeverisje është shumë e lehtë që njëri nga partnerët të heqë dorë gjatë qeverisjes dhe rrjedhimisht të kemi një qeverisje 1 ose 2 vjeçare dhe pastaj të kemi dhe zgjedhje të tjera të parakohshme”.

Alija thotë se përveç kriterit të mirëbesimit është dhe një pjesë tjetër e rëndësishme në koalicion siç është ndarja e përgjegjësive.

“Nuk kanë mbetur edhe shumë pozicione për tu ndarë mes këtyre subjekteve politike.Ajo çfarë mund të ndodhë është se Lidhja Demokratike e Kosovës mund të vazhdojë me kërkesën e saj për postin e Presidentit. Nëse duan një marrëveshje i bie që njëra palë të heqë dorë dhe pala tjetër t’i ulë kërkesat e saj. Ka alternativa edhe për çështjen e Presidentit, mund të kompensohet me një ministri që LDK-ja ja jep në monetin që e merr postin e Presidentit. Vendi nuk është as për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe as për skenarin ku vendi futet në bllokadë institucionale pasi çdo ditë pa qeveri është e dëmshme për vendin .” tha Alija.

Takimi i fundit i Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së Kurti përfundoi pa marrëveshje.

E vetmja gjë për të cilën u dakorduan është që të ketë sërish nesër një takim mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat