VV deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë, tregon kur do t'ia dërgojë presidentit emrin e mandatarit

Aktuale

VV deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë, tregon kur do t'ia dërgojë presidentit emrin e mandatarit

Nga: G.B Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot kanë marrë vendim që ta propozojnë mandatarin për kryeministër, të cilin do t’ia dërgojnë me shkresë zyrtare presidentit në ditët në vijim, përcjell Bota sot.

Përmes një njoftimi për media, VV ka thënë se pas pranimit të shkresës zyrtare, presin nga presidenti që t'ia drejtojë Dekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

VV po ashtu ka thënë se kanë filluar bisedimet me drejtuesit e LDK-së për marrëveshjen për koalicionin.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim.

Pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t'ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

8 janar 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat