E konfirmon Pacolli: Ka shumë shqiptarë që punojnë në bazat ushtarake amerikane në Irak aty ku ndodhën sulmet iraniane

Aktuale

E konfirmon Pacolli: Ka shumë shqiptarë që punojnë në bazat ushtarake amerikane në Irak aty ku ndodhën sulmet iraniane

Nga: N.Sh Më: 8 janar 2020 Në ora: 13:57
Bazat amerikane

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli e ka konfirmuar se ka shumë qytetarë të Kosovës të cilët punojnë në bazat ushtarake amerikane në Irak, përfshirë edhe aty ku ndodhën sulmet nga iranianët.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, pohon se, deri më tani të gjithë janë të sigurt dhe shëndosh e mirë.

Ai thotë se, janë duke vazhduar së punuari për të identifikuar të gjithë shqiptarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme.

Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shendoshë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat