Zyrtari i VV-së: LDK nuk mund t’i ketë 7 ministri në asnjë variant!

Aktuale

Zyrtari i VV-së: LDK nuk mund t’i ketë 7 ministri në asnjë variant!

Më: 8 janar 2020 Në ora: 14:38
Isa Mustafa, Albin Kurti

Në media është spekuluar se Lidhja Demokratike e Kosovës, po kërkon shtatë ministri nga Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në pozitën e kryeparlamentarit.

Por burimet e io brenda VV-së kanë thënë se në asnjë variant LDK nuk do t’i ketë shtatë ministri.

“Jemi duke biseduar me LDK-në për të tejkaluar këtë situatë dhe për ta formuar sa më parë qeverinë, mirëpo ajo që po flitet në media se LDK do të kërkoi shtatë ministri, kjo nuk mund të realizohet në asnjë variant”, ka thënë një zyrtar i lartë i VV-së.

Ndryshe, takimi i paralajmëruar për në orën 14:00 mes Albin Kurtit e Isa Mustafës, është shtyrë për një orë, me kërkesën e këtij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat