Këto janë fjalët e Lutfi Hazirit pas takimit Kurti – Mustafa

Aktuale

Këto janë fjalët e Lutfi Hazirit pas takimit Kurti – Mustafa

Më: 8 janar 2020 Në ora: 19:32
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar se përpjekjet për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen do të vazhdojnë edhe nesër.

Ai është parë të dalë nga hyrja zyrtare e Kuvendit të Kosovës dhe i pyetur nga media ai tha se ‘e ka thënë Besiani në mënyrën më të drejtë”. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha pas takimit se ‘ka lëvizje drejt marrëveshjes dhe se do të ketë një takim të radhës edhe nesër”.

Edhe Isa Mustafa e Vjosa Osmani janë pyetur nga mediat se ‘cka nenkupton me levizje’ por të dytë kanë heshtur. Takimi edhe sot zgjati 3 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat