Në këtë orë takohen nesër Kurti e Mustafa

Aktuale

Në këtë orë takohen nesër Kurti e Mustafa

Më: 8 janar 2020 Në ora: 19:51
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Takimet mes Albin Kurtit e Isa Mustafës do të vazhdojnë nesër në ora 14:00.

Ka qenë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, që pas takimit të sotshëm mes kryetarëve të VV-së e LDK-së, ka njoftuar se marrëveshje e vetme e arritur mes tyre ka qenë që Kurti e Mustafa të takohen sërish të enjten.

Burime të medias kanë treguar se ora e takimit do të jetë 14:00.

Takimi i nesërm Kurti-Mustafa është i treti që mbahet vetëm gjatë kësaj jave, nga mbi 10 sosh sa i kanë mbajtur, që pas ditës së zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Në takimet e kësaj jave, mandatari i VV-së për Kryeministër, Albin Kurti është shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, derisa Isa Mustafa ka shkuar i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat