Aleanca Franceze prezanton aktivitetet

Aktuale

Aleanca Franceze prezanton aktivitetet

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Aleanca Franceze e Prishtinës mbajti aktivitetin e ditëve të dyerve të hapura për të prezantuar kështu aktivitetet e tyre.

Vizitorët patën mundësi të përfitojnë nga një orë mësimi falas në frëngjisht, për fëmijë, të rritur dhe adoleshentë.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve njëditore ishte promovimi i gjuhës frënge në Kosovë.

Drejtoresha e Aleancës Franceze, Anne-Sophie Veyrier, tha se aktiviteti ditë e hapur iu ofron mundësi të gjithë të interesuarve për ta mësuar gjuhën frënge e që sot tërë ditën është falas.

Veyrier: Sot prezantojmë aktivitetet e Aleancës Franceze

“Sot është aktiviteti ditë e hapur në Aleancën Franceze, ne do të kemi rastin t’i prezantojmë aktivitetet tona njerëzve në Prishtinë. Sot gjatë ditës do të kemi kurse falas që do t’i ofrojmë për të gjithë ata që janë të interesuar dhe gjatë tërë ditës do t’i informojmë njerëzit për aktivitetet tona kulturore për kurset e gjuhëve që i ofrojmë, si dhe do të ketë zbritje për kurset e gjuhëve.... Kemi mosha të ndryshme fëmijët prej 6-10 vjeç, adoleshentët dhe të rriturit... Qëllimi është promovimi i gjuhës frënge dhe me këtë rast dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë ata që janë të interesuar, për ta njohur gjuhën frënge edhe sot ofrohen kurse gratis për të parë nëse ju pëlqen gjuha frënge për ta mësuar”, tha ajo

Ajo tha se shpeshherë ofrojnë edhe kurse falas për studentët e Kosovës të cilët kanë projekte të ndryshme të studimeve në vendet frankofone në Francë.

Ndryshe gjatë gjithë ditës së sotme, vizitorët kanë mundësi të përfitojnë një zbritje prej 10% në regjistrime, dhe kanë mundësi të marrin pjesë në një lojë shpërblyese për të fituar dy vende për koncertin e Erza Muqollit i cili mbahet në kuadër të Javës së Frankofonisë në Prishtinë në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat