Haki Abazi: Nuk ka marrëveshje

Aktuale

Haki Abazi: Nuk ka marrëveshje

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:23
Haki Abazi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai Lidhjes Demokratike Isa Mustafa, do të takohen sërish sot për t’u dakorduar për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Në media është raportuar se sot do të nënshkruhet marrëveshja mes dy partive për formimin e Institucioneve të reja.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar me të propozuarin e VV-së për zëvendëskryeministër të parë, Haki Abazin, i cili  ka thënë se ende nuk ka asgjë përfundimtare.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet mes dy partive, por që nuk nuk e ka mohuar faktin se sot mund të arrihet marrëveshja.

“Kanë me vazhdu bisedat, nuk ka një gjë përfundimtare që mund të them, vetëm se kanë me vazhdu bisedimet. Jo, nëse nuk është e sigurt, por është vazhdim i bisedave, d.m.th mund të përfundohet sot, mundë vazhdohet biseda, sepse janë çështje të detajeve”, ka thënë Abazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat