Prindërit nga Prishtina që kanë 16 fëmijë, kërkojnë ndihmë për shtëpinë e re

Aktuale

Prindërit nga Prishtina që kanë 16 fëmijë, kërkojnë ndihmë për shtëpinë e re

Më: 9 janar 2020 Në ora: 13:18
Familja 18 anetareshe

Gentiana, Enisi, Besimi, Afrimi, Djellza, Burimi, Florenti, Donika, Dafina,  Deniza, Zeqiri, Eliza, Ajrina, Alea, Reina, Denizi janë 16 fëmijët e Bajram dhe Bahrije Mustafës nga Prishtina.

Gentiana, fëmija më i madh i familjes Mustafa, tani është 25 vjeçe. Ajo erdhi në jetë kur e ëma e saj ishte vetëm 17 vjet, ndërkaq Denizi, më i vogli i shtëpisë, lindi vetëm para një viti kur zonja Bahrije ishte 41 vjeçe.

Ndonëse janë rritur me dashuri të madhe të prindërve, ata jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, duke iu munguar edhe gjërat më elementare.

18 anëtarët e kësaj familjeje së bashku me gjyshen e tyre, jetojnë vetëm nga paga e zotit të shtëpisë, i cili punon në Kompani Pastrimi.

Në këtë shtëpi të vjetruar, familja Mustafa është duke jetuar qe një vit, me shpresën që së shpejti të dalin në shtëpinë e tyre të re, e cila u është ndërtuar në “Kodrën e Trimave” nga një shoqatë humanitare, por që nuk është kompletuar akoma.

Duke u përballur me kushte shumë të vështira çdo ditë, kjo familje kërkon ndihmë edhe nga njerëzit e tjerë që t’u mundësohet sa më shpejt të dalë në shtëpinë e re.

Zotëri Bajrami e zonja Bahrije pavarësisht kushteve të rënda ekonomike, gjatë 26 vjetëve martesë, dashurinë dhe vuajtjen i kanë ndarë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat