Nitaj thotë që i ka humbur kuptimi një aleance të proklamuar për një Qeveri ndryshe, e quan tuxharllëk ordiner

Aktuale

Nitaj thotë që i ka humbur kuptimi një aleance të proklamuar për një Qeveri ndryshe, e quan tuxharllëk ordiner

Nga: M.H Më: 9 janar 2020 Në ora: 14:56
Muharrem Nitaj

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj po thotë se mosmarrëveshjet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për lidhjen e koalicionit qeverisës, nuk kanë të bëjnë vetëm me postin e presidentit apo ministritë.

Sipas tij, mosmarrëveshjet janë shumë më serioze se kaq, dhe se nuk është vetëm ai problem që po e paraqesin, ka diçka më shumë aq.

Nitaj thotë se LDK-ja nuk është e gatshme ta pranojë rolin e një partneri të nënshtruar.

Postimi i plotë:

Mosmarreveshjet midis VV dhe LDK duket se jane me te thella se sa nje post presidenti apo ministri, ose jane shume me serioze se sa kaq. Eshte pak e besueshme qe LDK te ngul kembe per kaq pak, por problemi mund te jete diku tjeter!
Me gjase shume ne LDK, nuk jane te gatshem ta pranojne rolin e nje partneri te nenshtruar, per te mos thene te poshteruar ne nje qeveri “Kurti”!
Ky i fundit tashme i ka ndermarr disa veprime qe mund te kuptohen edhe si perpjekje per nenshtrimin e partnerit, sado qe nuk e ka fare problem t’i nderroje qendrimet edhe ne momentet e fundit.
Te vemendshmit mund ta verejne se Albin Kurti po shperfaq synime me te medha se sa postin e kryeministrit te Kosoves. Me gjase atij i eshte mbushur mendja per rrugen e nje lideri PanShqiptar, nese ia rroke natyrisht!
Dhe nuk perjashtohet qe ne perpjekje per te marre gjithcka, te mbetet pa asgje, ose qe grupi i interesxhive brenda LDK-se, mos te shohe asgje pertej posteve ministore dhe mandatit te deputetit, dhe ta pranoje nje marreveshje sado e pafavorshme qofte ajo per LDK-ne!
Cilido qe te jete perfundimi, tashme i ka humbur kuptimi nje aleance te proklamuar per nje qeveri ndryshe! Gjithcka eshte shnderruar ne nje tuxharllek ordiner!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat