Ky është skenari që po pengon arritjen e koalicionit, ja kush po luan me djallin - Bota Sot
Ky është skenari që po pengon arritjen e koalicionit, ja kush po luan me djallin

Aktuale

Ky është skenari që po pengon arritjen e koalicionit, ja kush po luan me djallin

Nga: N.Sh Më: 9 janar 2020 Në ora: 15:38
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Edhe pse kaluan mbi tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, akoma nuk kemi Qeveri.

Dy partitë fituese, nuk po mund të merren vesh për programin qeverisës dhe ndarjen e posteve.

Shkaktari kryesor siç po duket është edhe posti i presidentit se kujt do t’i takoj pasi të përfundon mandatin Hashim Thaçi.

Liderët e dy partive fituese, edhe pse kanë zhvilluar disa takime mes vete, nuk janë pajtuar përfundimisht për një koalicion mirëbesimi.

Edhe sot ata do të takohen, e ndoshta ky është edhe takimi i fundit i tyre për arritjen e marrëveshjes.

Pas kësaj do të mundësohej pastaj të kemi një Qeveri shumicë dhe e konsoliduar mirë për të punuar për mandatin 4 vjeçar.

Profesor dr. Binak Maxharraj ka zbuluar disa skenarë se pse nuk po mund të arrihet ky koalicion.

Më poshtë, sjellim shkrimin e plotë të Maxharrajt:

SHTETI NUK GUXON TE KOLLABOJ,QEVERIA BËHËT EDHE PA VETËVENDOSJËN?!

/Janë të fuqishëm zërat në LDK se mund ta formojnë qeverin edhe pa LVV/

Që tre muaj po zgjasin bisedat midis LVV si parti e parë dhe LDK e dytë. Në këto biseda nuk ka sinqeritet e as deshirë te plotë për te arritë një mareveshje. Në këto biseda LVV ka hyer mbrenda me të dy këmbët dhe me besim dhe sinçëritet të madh,kurse LDK vetem me një kemëb pa besim dhe sinçëritet ndaj LVV.

Kjo tregon së beisedat për tu arrijtë një marëvishje për krijimin e qeverisë po shkojnë më dy skenar. Skenari i pare është ka që po e shohim për çdo ditë midis LVV dhe LDK por pa ndonjë sukses,sepse këto biseda jane te pasinqerta sikur dikush done qe këto biseda te mos përfundojnë më ndonjë sukse, me ndonjë mareveshje. Strumbullar I kësaj qe të mos arrihet mareveshje është pikërishtë LDK e cila me kërkesat e saj qe nuk ia bane barra qeranë po e demton qellimshëm krijimin e qeverisë.

Pse,po sillët kështu LDK-ja?!

LDK ne këto biseda po e luan lojën e djallit. Zyrtarët e sajë të nivelit të lartë shpesh po deklarojnë së ka edhe opcione tjera për te formuar qeverin, së qeveria mund të formohet edhe pa LVV. Dihet së LDK, sidomos një pjesë e sajë është e lidhur më Pronto mafin e PDK perms lidhjeve te ndryshme e cila nuk deshiron qe ti shkaterroi,dhe se pa i këputë të gjitha fijet LDK me Pronto mafin nuk mund te luftoj për çkapjën e shtetit nga korrupcioni dhe krimi i organizuar pjesë e sajë është edhe vetë. Për kamufllashë të krejtë kësaj është edhe kërkesa e saj qe me çdo kushte ta marrë Ministrin e Brendshme. Kjo do të thotë së LDk po bisedon me LVV sa për sy e faqe,kurse mendjen e ka se si me e formu një qeveri pa LVV.

Arroganca e Presidentit Hashim Thaçi?!

Së vërtëtë LDK nuk është e sinçertë e tregon edhe sjellja fantazmë e Presidentit Hashim Thaçi i cili po i jepë zjarr edhe me te madh qe mos këtë një qeveri LVV dhe LDK,sepse ky njeri e done LVV jo ne pushtet por ne opozitë.Kjo e tregon fakti I sjelljes së tij antikushtetuese kur bënë ftesa lidhe e pa lidhje,kur cakton data bile edhe orë për të nomunuar Kryeministrin kryeministrin qe se deshiron nga partia qe i fitoi zgjedhjet,sepse I ka ne mendje planet e veta ugurzeza për ta penguar formimin e qeveris jo me LVV por të LDK me dikend tjeter.

Arroganca e Presidentit Hashim Thaçit u pa kur biseda me Albin Kurtin zgjati vetem 4 minuta,por e pa te arësyeshme qe me komunitetet tjera të bisedoi edhe deri n’ora 2 te pasënatës,me siguri qe ti bindë ata qe të mos ia jepin votat Albin Kurtit për te formuar qeverin.

Dhe ja kështu bisedat me pjesemarrjën ne hije të LDK për ta formuar qeverin po zhvillohën ne dy binar. LDK është,pra,ajo qe po e zvarritë procesin e vendimarrjes për formimin e qeverisë,sepse pos këtij opcioni në të cilin ka hyer ne biseda me LVV e ka edhe version rezerv për ta bërë qeverin pa LVV siç po deklarojnë edhe zyrtaret e sajë të lartë.

Nuk do te jete kjo hera e pare qe LDK mund ta bëjë një gjët të këtillë. Ajo edhe me 2014 e la ne lloçë VLAN-in,për te shkuar te”vëllau” vetë PDK me të cilin është i lidhur më gjëra te pëbashkëta

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat