Kurti arrin në Kuvendin e Kosovës, për takimin me Mustafën

Aktuale

Kurti arrin në Kuvendin e Kosovës, për takimin me Mustafën

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:40
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Kurti është parë teksa hynte në objektin e Kuvendit, ku edhe do të zhvillojë takimin e radhës me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Takime të shumta kanë zhvilluar dyshja pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, por që marrëveshja për bashkëqeverisje nuk po arrihet ende.

Madje vetë Kurti u shpreh sot se ka përpjekje për marrëveshje, por që kjo nuk varet vetëm prej tij.

“Marrëveshje ende nuk ka”, tha qartë ai.

Teksa Mustafa shtoi se po mundohen të arrijnë marrëveshjen për koalicion.

Tashmë është bërë e qartë se mos-arritja e marrëveshjes për koalicion ishte shkaku i mospajtimit për ndarjen e posteve udhëheqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat