Thaçi i shkruan letër guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison

Aktuale

Thaçi i shkruan letër guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison

Nga: N.Sh Më: 9 janar 2020 Në ora: 17:29
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar letër guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit australian Scott Morrison.

Thaçi thotë se, në emër të qytetarëve të Kosovës, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit tonë për popullin e Australisë, pas situatës tragjike me zjarret e krijuara atje.

Thaçi tutje ka thënë se, Kosova i qëndron pranë shtetit mikë të Australisë.

Postimi i plotë:

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.

Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat