Marrëveshja nuk po arrihet, LDK-ja nuk është fajtore

Aktuale

Marrëveshja nuk po arrihet, LDK-ja nuk është fajtore

Nga: V.R Më: 9 janar 2020 Në ora: 17:52
LDK

Me gjasë, as takimi i së enjtës në mes të zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së, nuk u arritë ndonjë marrëveshje konkrete nëpërmjet së cilës do të krijohej qeveria e re.

Kësisoj, anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, nëpërmjet një statusi në Facebook, u shpreh së anëtarësia dhe votuesit e LDK-së, pos që janë emancipuar, tani e tridhjetë vite radhazi edhe janë kalitur e stërkalitur nën kredon dhe frymën nacionale e shtet-formuese.

Sipas tij, zgjedhjet nuk janë ideuar si një formë psiko-shkencore e eksperimentimit me vullnetin e popullit, por si besim i dhënë dhe obligim i marre për të udhëhequr vendin në emër dhe për të mirën e qytetarëve.

Postimi plotë i Gecajt:

Anëtarësia dhe votuesit e LDK-së, pos që janë emancipuar, tani e tridhjetë vite radhazi edhe janë kalitur e stërkalitur nën kredon dhe frymën nacionale e shtet-formuese. Janë munduar ta zbehin rolin dhe rëndësinë e lidhjes shumëkush dhe me shumë mjete, përfshirë vrasjet e aktivistëve më të mirë dhe më të devotshëm; por pas secilës betejë jemi rikthyer mu si “feniksi nga hiri” - të fortë dhe shumë të qëndrueshëm. Nuk ja arritën atëherë, dhe nuk do t’ia arrijnë as sot e as kurrë, të gjunjëzojnë idenë e lirisë, pavarësisë e demokracisë, të formësuar dhe të mishëruar thellë në ADN-në e LDK-së! Zgjedhjet nuk janë ideuar si një formë psiko-shkencore e eksperimentimit me vullnetin e popullit, por si besim i dhënë dhe obligim i marre për të udhëhequr vendin në emër dhe për të mirën e qytetarëve. Kushdo që abuzon (eksperimenton) me këtë besim, do te përfundoi atje ku e ka vendin – në harresën e historisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat