Marrëveshja VV-LDK, Nagavci: Durim e angazhim për të arritur te caku

Aktuale

Marrëveshja VV-LDK, Nagavci: Durim e angazhim për të arritur te caku

Nga: A.M. Më: 10 janar 2020 Në ora: 11:11
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta.

Po ashtu në një postimi, në Facebook, ka shprehur besimin e plotë ndaj Kurtit dhe ka kërkuar nga bashkëpartiakët të kenë durim.

Postimi i plotë:

Interesimi i opinionit dhe vëmendja për çështjet që janë me interes të përgjithshëm është i natyrshëm dhe i pritshëm.

Pa marrë parasysh se cilat janë motivet e interesimit, është legjitime e drejta për të ditur. Por nuk duhet harruar se shpesh herë ndalimi për të sqaruar gjithçka, mund të na pengoj për të arritur qëllimin final. Andaj dhe duhet durim e angazhim për të arritur te caku.

Në Kryesinë e LV! i kemi deleguar detyrën e zhvillimit të bisedimeve grupit punues deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendit, sipas vullnetit të shprehur nga qytetarët. Andaj dhe me besimin e plotë tek Kryetari Kurti dhe kolegët tanë ftoj për durim.

Në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta. Dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme, nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.

Rruga përpara është e gjatë, ka momente zhgënjimi e frike, por vendimet e drejta na sigurojnë që shpresa për zhvillim, angazhimi për drejtësi e kohët e bukura, të jenë më të afërta e të zgjasin më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat