Mblidhen paratë për shërimin e policit të sëmurë

Aktuale

Mblidhen paratë për shërimin e policit të sëmurë

Nga: A.J Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:57
Haki Gërguri

Labinot Tahiri në një postim të tij në facebook ka treguar se janë mbledhur paratë për policin Haki Gërgurin i cili është i sëmurë.

“Të dashur qytetarë, po e hjeku postimin për policin, sepse ka kërkuar familja. Dmth parat iu kanë tubuar! Vazhdojmë me rastet e tjera Zoti ju bekoftë Labi!” ka shkuar Labinot Tahiri.

Gjatë ditës familja e policit, Haki Gërguri, të aksidentuar dy ditë më parë në komunën e Obiliqit, nuk po mund ta përballojnë shumën financiare prej 3 mijë eurosh për shërimin e tij.

Në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, kërkohen këto para si pagesë fillestare për operim të Gërgurit.

“Na duhet ndihma juaj për vëllain tonë. Na duhet mbledhja e të hollave në vlerë prej 3000 euro për fillim të operimit të parë. Kush është i vullneti të mirë lë të na ndihmojnë”, thuhet në njoftimin e shoqëruar me fotografinë e policit.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat