Kurti për PAN-in: Sa më pak punë, më pak dëm - Bota Sot
Kurti për PAN-in: Sa më pak punë, më pak dëm

Aktuale

Kurti për PAN-in: Sa më pak punë, më pak dëm

Nga: H.O. Më: 10 janar 2020 Në ora: 19:00
Ilustrim

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti në një postim të saj në Facebook shkruan se e kupton shqetësimin e qytetarëve që të zgjidhen sa më shpejt institucionet qeverisëse, por jo edhe kritikat e PAN-it.

Postimi i plotë:

E kuptoj dëshirën, shqetësimin madje edhe padurimin e qytetarëve sidomos atyre që u angazhuan për fitoren e LV, që të zgjidhen sa më shpejt institucionet qeverisëse. Por jo kritikën nga segmente të PAN-it. Nuk është mburrje sa shpejt kanë arritë marrëveshje. Ata mund të mburren vetëm kur nuk qeverisin. Për ta vlenë sa më pak punë, më pak dëm. Pra, jo çdo kategori është e krahasueshme. Thjesht, qeveritë e kaluara nuk mund të krahasohen me qeverinë e ardhshme të LV.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat