Blerand Stavileci i PDK-së i publikon një video Albin Kurtit, që s’do kishte dashur ta shikonte kurrë - Bota Sot
Blerand Stavileci i PDK-së i publikon një video Albin Kurtit, që s’do kishte dashur ta shikonte kurrë

Aktuale

Blerand Stavileci i PDK-së i publikon një video Albin Kurtit, që s’do kishte dashur ta shikonte kurrë

Nga: N.H Më: 10 janar 2020 Në ora: 20:06
Blerand Stavileci dhe Albin Kurti

Zyrtari i lartë i PDK-së, Blerand Stavileci, ka publikuar sot një video kur shihet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa flet për koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kësaj videoje, Stavileci i ka bashkangjitur edhe një shkrim, ku ka ironizuar me të parin e VV-së, kur thoshte se shumë shpejt do arrihet marrëveshja me LDK-në për bashkëqeverisje.

“Jemi marrë vesh (nejse ky po thotë MARRUR 😂😂😂😂😂) që të merremi vesh për t'u marrë vesh se duke u marrë vesh do të merremi vesh që të merremi vesh. A po merrni vesh?”, ka shkruar Stavileci.

Kujtojmë se takimi i djeshëm mes Kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar pa marrëveshje.

Këta të fundit, madje nuk janë dakorduar as për ti vazhduar takimet. /Bota sot/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat