Këta deputetë pritet t’i bashkohen LDK-së, ja emrat e tyre

Aktuale

Këta deputetë pritet t’i bashkohen LDK-së, ja emrat e tyre

Më: 10 janar 2020 Në ora: 22:24
LDK

Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptian dhe Albert Kinolli nga Partia rome e Bashkuar e Kosovës pritet t’i bashkohen Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ky veprim do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.

Kështu së paku ka mësuar media nga burimet e saj. Ndryshe Arifi në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte marrë 2mijë e 89 vota, Berisha 3 mijë e 153 vota dhe Kinolli vetëm 675 vota.

Kësisoj, LDK do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pra me 31 deputetë.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit, do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend, me vetëm një deputet më pak.

Partia e Albin Kurtit ka fituar 29 ulëse në legjislativ. Mirëpo, edhe VV-së i është bashkuar deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, duke çuar numrin e deputetëve në 30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat