Ligji nuk cenon Kishën Ortodokse Serbe

Aktuale

Ligji nuk cenon Kishën Ortodokse Serbe

Më: 10 janar 2020 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Përditshmëria e qyteteve të Malit të Zi, të enjten erdhi edhe në Kosovë.

Qindra persona të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe në Graçanicë marshuan në mbështetje të bashkëkombasve të tyre në Mal të Zi, të cilët po kundërshtojnë një Ligj.

Bëhet fjalë për dokumentin e miratuar nga Kuvendi malazez për liritë fetare, Ligj që ka dridhur raportet serbo-malazeze.

Liderët në Beograd  thonë se së shpejti edhe në Prishtinë , autoritetet e këtushme do e miratojnë një ligj për liritë fetare, i rrezikshëm për serbët dhe Kishën e tyre.

Në fakt në legjislaturën e gjashtë , Ligji kosovar për Liritë fetare, ishte miratuar në lexim të parë, por s’kishte arritur kurrë të shkojë në atë të dytin.

Dokumenti kishte mbetur në amendamentin në Komisionin për të drejtat e njeriut, e sipas kryetares së atëhershme, Duda Balje, Lista serbe bllokoi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat