U arrestua gazetari i “Bota sot” gjatë raportimit, ky është lajmi i fundit nga Policia e Kosovës

Aktuale

U arrestua gazetari i “Bota sot” gjatë raportimit, ky është lajmi i fundit nga Policia e Kosovës

Nga: N.H Më: 10 janar 2020 Në ora: 23:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Është liruar në këto momente gazetari i gazetës “Bota sot”, Kushtrim Maliqi, i cili u arrestua në orët e vona të mbrëmjes nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Bota sot”, vet gazetari Maliqi.

Ai ka thënë se është dërguar tek stacioni më i afërt. Derisa, ka treguar edhe arsyet e arrestimit.

“Pas një kontrolle dhe verikifikimi në stacionin e Policisë së Kosovës, te rrethi- tek ish-hotel “Victory”, zyrtarët e Policisë së Kosovës më kanë liruar. Për rastin në fjalë edhe më kërkuan falje. Mirëpo, arsyeja e arrestimit ishte pasi deklaruan se është obligim i tyre t’i verifikojnë, qoftë edhe gazetarët”, ka thënë Maliqi, për “Bota sot”.

Gazetari i “Bota sot” raportonte për operacionin e Policisë së Kosovës, arrestohet nga këta të fundit

Kushtrim Maliqi, gazetar i gazetës “Bota sot” është arrestuar në këto momente nga Policia e Kosovës.

Maliqi po raportonte direkt nga terreni, lidhur me operacionin e Policisë Kosovës tek “Lokalet e Lesnës” në Prishtinë.

Ai po raportonte të rejat e fundit kur zyrtarët të policisë e kapën nga krahët dhe e drejtuan te makina.

Nuk dihet ende arsyeja përse Maliqi është arrestuar dhe nëse do qëndrojë gjatë në ambientet e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat