Deputeti i LDK-së: Dikujt i pengoi puna e Enver Malokut - Bota Sot
Deputeti i LDK-së: Dikujt i pengoi puna e Enver Malokut

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Dikujt i pengoi puna e Enver Malokut

Nga: A.M. Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:15
Homazhe

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, së bashku me zhytarë të tjerë  me rastin e 21 vjetorit të vrasjes kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore të Enver Malokut.

Rudi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dikujt i pengoi puna e Malokut dhe se e kanë për obligim që të zbulojnë vrasësit e Malokut dhe të zyrtarëve të tjerë të vrarë të LDK-së.

Postimi i plotë:

Sot behen 21 vite kur te pabeset vrane veprimtarin LDK-se dhe patriotin e madh e te pa trembur, Enver Malokun, bashkepuntor i Presidentit Historik te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova. Dikujt i pengoi puna e tij dhe lajmet qe i shprendante neper bote permes Qendres informative te Kosoves (QIK), e cila ishte e vetme ne ato vite te veshtira, por te arta per Republiken e Kosoves.

Enver Maloku do te kujtohet perhere me nder e krenari. Edhe pas 21 vitesh, vrasesit e Enver Malokut dhe te shume anetareve tjere te LDK-se, ende jane te lire dhe shetisin lirshem ne shtetin e Kosoves. E kemi obligim qe te punojme dhe mos te ndalemi asnjehere, derisa te zbulohen dhe denohen vrasesit e Enverit dhe te shume bashkepuntoreve tjere, te vrare tinezisht nga dora kriminale. Lavdi jetes dhe vepres, zoti e bekofte Enver Malokun dhe familjen e tij!

Image
Homazhe
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat