Policia në kërkim të Bujar Rogovës, propaganduesit të Iranit në Kosovë!

Aktuale

Policia në kërkim të Bujar Rogovës, propaganduesit të Iranit në Kosovë!

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:21
Bujar Rogova

Autoritete e sigurisë dhe drejtësisë në vend kanë vënë në shënjestër propaganduesit e shijave në Republikën e Kosovës.

Pas arrestimit të Ikballe Berisha-Hudutit, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë hapa edhe ndaj një personi tjetër. Bëhet fjalë për Bujar Rogovën, i dyshuari për lidhje të dyshimta të shijave në Kosovë.

Lidhur për këtë është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Komandanti i PK-së për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka ka kofnrimuar rastin

“Po, jemi duke vepruar konform ligjit”, ka thënë shkurt për io.

Kërkimin nga Policia e Kosovës e ka bërë të ditur edhe vet Bujar Rogova.

“Prokurori ka urdhëruar që të lëshohet urdhër-arrest për mua. Policia kishin qenë dy herë në shtëpinë time duke menduar se gjendem ne Gjakovë”, ka deklaruar ai.

Rogova sipas gjitha gjasave gjendet në Hamburg të Gjermanisë, vendin ku jeton kohë pas kohe.

Ndryshe, mediat raportuan për propaganduesin, Rugova, kundër SHBA-ve.

Ai vazhdimisht shpërndan nëpër rrjete sociale thirrje kundër Amerikës por edhe kundër sektit tjetër mysliman sunit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat