S’ka takim mes Kurtit e Mustafës

Aktuale

S’ka takim mes Kurtit e Mustafës

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:40
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka planifikuar të zhvillojë takim gjatë ditës së sotme për të negociuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Lajmin e ka konfirmuar për media, Arlind Manxhuka, zyrtar për informim në LVV.

“Jo nuk ka pasur takim sot”, tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, në kuadër të negociatave për bashkëqeverisje është përmendur si opsion edhe dorëzimi i funksionit të Kryeparlamentarit nga VV tek LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat