Zyberaj publikon dëshmi të krimeve serbe të kryera në Kosovë

Aktuale

Zyberaj publikon dëshmi të krimeve serbe të kryera në Kosovë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:45
Dokumenti

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, ka publikuar dëshmi të reja të krimeve serbe të kryera gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Zyberaj tregon se si forcat serbe pasi kanë kryer krimet, trupat e viktimave të varrosura në Kosovë i kanë zhvarrosur dhe i kanë dërguar në Serbi, në Batajnica afër Zemunit, për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Ai po ashtu ka publikuar emrat e personave që mbajnë përgjegjësi për kryerjen e krimeve.  

Postimi i Zyberajt në Facebook:

Brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë dhe u varrosën në një kompleks të policisë serbe të quajtur "13 maj" në Batajnica afër Zemunit.  Kompleksi është përdorur si një terren trajnimi për njësitë speciale serbe, i cili më pas u drejtua nga Goran Radosavljevic-Guri, një kriminel i njohur për krime makabre në Kosovë i cili drejtoj operacionin për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit dhe nën mbrojtjen e tij.

Pastaj, në këtë operacionin e fshehjes së kufomave në Bajtanica ishin të përfshirë Vlastimir Djordjevic-Rodja, Vladimir Lazarevic, Nebojsa Pavkovic, Dragoljub Ojdanovic nga ushtria. David Gajic, Radomir Markovic, Frenki Simatovic, Milosav Vilotic nga Shërbimi Sekret i SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Zoran Angjelkovic, Zivorad Igic, Vukashin Jokanovic, Ivica Dacic, Milan nga SPS I Miloseviçit.

Ndërmarrja e përbashkët kriminale e shtetit Serb verifikuar nga Tribunali i Hagës ka renditur të gjithë këta persona më lart.  Shumë prej tyre u lanë të lirë nga aktakuzat ose shumica prej tyre nuk u akuzuan fare.

Varret masive në Batajnica, vlerësohen se përmbanin qindra viktima shqiptare të spastrimit etnik në Kosovë.  Pas fshehjes së kufomave, policia speciale vazhdon me stërvitjen e tyre në vendet ku ishin fshehur kufomat për të mos zbuluar kufomat dhe krimet e tmerrshme të kryera.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat