Ish ministri i PDK-së ftohet në Speciale, është i dyshuar për këtë vrasje

Aktuale

Ish ministri i PDK-së ftohet në Speciale, është i dyshuar për këtë vrasje

Nga: H.O. Më: 11 janar 2020 Në ora: 21:53
Ferat Shala

Para pak ditësh është ftuar nga Gjykata Speciale edhe ish ministri Ferat Shala, i cili  në zgjedhjet e fundit ka marr votat e mjaftueshme si deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është ftuar të paraqitet para Speciales me datën 05 shkurt të këtij viti.

Ndryshe, emri i tij ishte përmendur në rastin e vrasjes së familjes Hajres, e njohur si Rasti Kiqina.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Faton Ramadani kishte thënë se në një  incizim të Shpresim Ukës, ky i fundit kishte thënë se Ferat Shala është i përzier në vrasjen e familjes Hajra.

Vrasja e familjes Hajra kishte ndodhur në verën e vitit 2001./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat