Arrestohet kërcënuesi i prokurores, Drita Hajdari

Aktuale

Arrestohet kërcënuesi i prokurores, Drita Hajdari

Më: 11 janar 2020 Në ora: 22:03
Drita Hajdari

Para pak minutash është arrestuar  njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari.

IO nga burimet e veta ka mësuar se i dyshuari është nga Prishtina.

Prokurorja Drita Hajdari ka marrë kërcënime serioze, e cila sot gjatë ditës është paraqitur në Polici.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i KP, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se rasti po trajtohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi.

Drita Hajdari kishte  ngritur aktakuzën në rastin “Pronto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat