Gani Geci me vëllezër ka një porosi, përmend edhe Klanin e Baton Haxhiut: Mundeni me na e pre kokat, por...

Aktuale

Gani Geci me vëllezër ka një porosi, përmend edhe Klanin e Baton Haxhiut: Mundeni me na e pre kokat, por...

Nga: K.M Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:40
Vëllezërit Geci

Ish-deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Gani Geci me anë të një postimi në Facebook, të ilustruar me një fotografi ku shihet me të gjithë vëllezërit e tij, ka porositur të gjithë ata që po prodhojnë lajme kundër tyre, duke aluduar sidomos në Klan-Kosovën dhe Indeks-Online.

Ai ka thënë se vepra e tyre heroike të familjes do të jetëj edhe 1000 vite pas vdekjes dhe se rezistenca e tyre heroike kundër Serbisë, UDB-së, por edhe bandave kriminale politike shqiptare e pasluftës bashkë me SHIK-un, do të mbahen mend gjatë.

Ja postimi i plotë Gecit.

NE DO TE JETOJM EDHE 1000 VJETË PAS VDEKJES.
Të nderuar qytetarë, kjo do të jetë hera e fundit që flasë unë për vetën time dhe familjen time.
Të gjithë ata që pjellin konspiracione dhe rrena le ta dinë se unë dhe familja ime e kemi ndërmend të jetojm të paktën edhe 1000 vjet pas vdekjes sonë.
Nëse unë e marrë qoftë edhe 1€ në këmbim të plagëve të mia, të plagëve të vëllaut tim edhe gjakut të shokëve të mi,nga kushdo çoftë ai, atëherë unë dhe familja ime do të jetojm vetëm tre ditë pas vdekjës.
E jooo, të dashur qytetarë, unë dhe familja ime do të jetojmë edhe 1000 vjetë pas vdekjes sonë dhe të gjitha librat e historisë do të mbushen me qëndresën tonë heroike kundër armikut tonë shekullor serbisë dhe UDB -es dhe kundër bandave kriminale politike shqiptare të pasluftës dhe SHIK -ut që gjakosën Rrpublikën e Kosovës.
Neve mund edhe të na presin kokat, por kurrë nuk do të mund askush të na i ndrrojë mendimet.
Unë dhe familja ime kemi qenë ata që kemi qenë, do të jemi ata që kemi qenë dhe do të mbetemi përgjithmonë ata që kemi qenë.
Të gjithë ata që përmes të inkriminuarve në vrasje politike po mundohen të shpifin të rrejnë dhe të mashtrojnë opinionin kundër neve e kanë të kot.
Ata të cilët për pare e shesin edhe prapanicën e tyre, ata të cilët për pare hanë edhe mut, ato familje të cilat nuk kanë meshkuj në shtepitë e tyre ne nuk kemi çfarë të ju ndihmojm ,atyre të cilve ju ka djegur bishti dhe po mendojnë se u kallë krejt dynjaja,joo të nderuar,vetëm bishti i juaj është djegur.
Prodhimet e lajmeve nga Klan-Kosova dhe Indeks-Online tashmë e dinë të gjithë në Republikën e Kosovës se prodhime të kujt janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat