Zyrtari i VV-së thotë se Albin Kurti nuk është bretkosë që të kërcejë në gojë të gjarprit - Bota Sot
Zyrtari i VV-së thotë se Albin Kurti nuk është bretkosë që të kërcejë në gojë të gjarprit

Aktuale

Zyrtari i VV-së thotë se Albin Kurti nuk është bretkosë që të kërcejë në gojë të gjarprit

Nga: A.M. Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:51
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Zyrtari i lart i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka treguar një tregim interesant për bretkosën dhe gjarprin, për më tepër ka thënë se VV-ja nuk është bretkosë  dhe as vendi ynë nuk është kënetë.

Po ashtu, ai ka shkruar se “dikujt po i ngutet që të bëhet një kërcim fatal drejt gojës së gjarprit, dikush po e shtyn opinionin në atë drejtim”.

Postimi i plotë:

Në një dokumentar zoologjik ish një skenë interesante. Një gjarpër rrinte pranë një bretkose, me gojën hapur. Pas disa çastesh pritje e ankth, bretkosa kërceu drejt e në gojë të gjarprit.

Ku i dihet si mund të jetë ndjerë bretkosa në ato çaste. Mbase i janë dukur shumë të gjata. Mbase e ka përjetuar gjithë jetën e saj prej bretkose si në ndonjë film të përshpejtuar. Mbase ka thënë me vete: nuk di ç’të bëj, por kohë s’mund të humb. Mbase i ka thënë vetes “kërce! siç kërcen gjithmonë”. E gjarprit - tiranit të moçalit - nuk iu desh të bëjë asgjë, veç të priste me gojën hapur. Herëdokur bretku do të kërcente vetë aty, nga nxitimi, nga ankthi se mos po humbte kohë.

Ne nuk jemi bretkosa, e as vendi ynë nuk është kënetë. Dikujt po i ngutet që të bëhet një kërcim fatal drejt gojës së gjarprit, dikush po e shtyn opinionin në atë drejtim. Por gjarpri do të mbetet pa ushqim - ky është obligimi ynë qytetar. Ne do ta mundim gjarprin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat