Kunati i Albulena Haxhiut ‘kundër’ koalicionit me LDK-në, ka disa fjalë për vrasjen e Enver Malokut

Aktuale

Kunati i Albulena Haxhiut ‘kundër’ koalicionit me LDK-në, ka disa fjalë për vrasjen e Enver Malokut

Nga: N.H Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:28
Dardan Krasniqi dhe Albulena Haxhiu

Dardan Krasniqit, kunatit të Albulena Haxhiut, aspak nuk po i ‘pëlqen’ koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai në profilin e tij në Facebook, së fundi ka bërë një koment për një deklaratë të Isa Mustafës, ku foli për zbardhjen e vrasjes së veprimtarit Enver Maloku.

Krasniqi në shkrimin e tij thekson se zbardhja e kësaj vrasje mund të ndodhë, vetëm kur të është partia e Isa Mustafës në opozitë.

“Zbulimi dhe e vërteta del kur LDK - është në opozitë!”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Image

Kujtojmë se lideri i LDK-së, në përvjetorin e 21 të vrasjes së veprimtarit Enver Maloku, ka thënë se e kujtojnë atë si një nga figurat kolosale të LDK-së, intelektualin dhe zërin e lirisë.

Mustafa madje në deklaratën e tij, ka thënë që sa më parë të zbardhet vrasja e Enver Malokut.

Ndërkaq, sa i përket koalicionit VV-LDK, së fundi Albin Kurti ka thënë se do të bëjnë shumëçka që të arrijnë marrëveshje me LDK-në e Isa Mustafës.

“Do të bëjmë shumëçka që të arrijmë marrëveshje. Por, gjithnjë përbrenda kornizave të kushtetutës dhe ligjit, të demokracisë dhe të rendit republikan, të vullnetit të popullit të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, ka deklaruar Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat