Bedri Istrefi: Nuk ka zjarr në Postën ose Telekomin e Kosovës

Aktuale

Bedri Istrefi: Nuk ka zjarr në Postën ose Telekomin e Kosovës

Më: 12 janar 2020 Në ora: 19:03
Bedri Istrefi

Pas raportimeve se një pjesë e ndërtesës së Postës së Kosovës është kapluar nga zjarri, ka reaguar shefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë  se nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës.

“Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja ‘shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës’”.

“Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit”.

“Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht, pa asnjë pengesë apo vështirësi. Qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj shqetësimi për këtë informatë të pasaktë të lansuar me qëllime të caktuara”.

“Ftojmë mediat që para çdo emetimi të lajmit, të marrin informata të sakta dhe zyrtare nga përgjegjësit për komunikim në Telekom, të cilët janë në dispozicion 24 orë çdo ditë të javës, për të konfirmuar çfarëdo shqetësimi para publikimit, për hir të informimit të saktë dhe objektiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat