Analisti Maliqi tregon se çka duhet të bëjë Presidenti nëse dështon koalicioni VV-LDK

Aktuale

Analisti Maliqi tregon se çka duhet të bëjë Presidenti nëse dështon koalicioni VV-LDK

Më: 12 janar 2020 Në ora: 23:28
Shkëlzen Maliqi

Analisti i politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi e ka për detyrë të hap rrugën për alternativa të tjera të koalicioneve, nëse nuk arrihet një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.

Në një kolumne të shkruar së fundi, Maliqi flet për vonesat për krijimin e Qeverisë, teksa thotë se Kurti dhe Mustafa nuk po përmbushin pritjet e votuesëve, e as premtimet që dikur i jepnin me lehtësi.

Sipas tij, Presidenti e ka për detyrë të hap rrugë për alternative të tjera të koalicioneve, ndërsa zgjedhjet, duhet të mbesin zgjidhja e fundit.

“Mendoj se në rast të dështimit Presidenti e ka për detyrë ta hap rrugën për alternative të tjera të koalicioneve, nga kushdo që ia sjell minimumin e 61 nëshkrime se mund ta bëjë qeverinë. Gjithësesi janë gjasat e mëdha që kjo tentativë do të dështonte, por përgjejgjesitë që i ka ai si President e detyrojnë që t’i shtjerr të gjitha mundësitë që i jep vullneti i tërësishëm i votës së 6 tetorit, që nuk mund të jetë pronë ekskluzive e fituesve relativë, që në këtë rast së bashku i kanë 57 deputetëve, gjithsesi më shumë se 43 deputetët e ish PAN-it, por që me 6 tetor kanë garuar ndaras dhe në parim nuk mund t’iu mohohet e drejta për participim në qeverisje, nëse ka mandatar që i fton për koalicion alkternativë”, thotë ai.

Ai tutje shton se Presidenti i vendit e ka për të drejtën të caktojë një mandatar të dytë, nëse dështon i pari, në këtë rast, nëse VV dështon të krijojë Qeveri.

Mendoj se Presidenti i Kosovë, jo si Hashim Thaçi por si simbol dhe mbrojtës i unitetit të vendit dhe figurë parimisht mbipartiake, duhet ta ketë të drejtën e diskrecionit për caktimin e një mandatari të dytë, nëse dështon i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat