Kryetari i kësaj partie politike përkrahë fuqishëm Albin Kurtin kryeministër, tregon kush po takohet te “Nëna Naile”

Aktuale

Kryetari i kësaj partie politike përkrahë fuqishëm Albin Kurtin kryeministër, tregon kush po takohet te “Nëna Naile”

Nga: N.Sh. Më: 13 janar 2020 Në ora: 08:52
Albin Kurti

Në kohën kur janë duke u zhivilluar takimet ndërmjet dy partive fituese të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, për të arritur një koalicion të mirëbesimit, ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, dhe pas presionit të presidentit Thaçi ndaj Albin Kurtit, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami po përkrah fuqishëm Alin Kurtin për kryeministër.

Islami përmes një postimi në Facebook, pohon se, Kurti ka mbështjetjen e të gjitha strukturave të Ballit Kombëtar Demokrat për kryeministër.

Ai thotë se rruga ndaj fitorës nuk ishte e lehtë andaj edhe nuk do të dorëzohen para hienave.

Sipas Islami, banja “Nëna Naile” është bë streh e takimeve të fshehta të partive që kanë qeverisur së bashku.

Postimi i plotë:

Ke mbështetjen time me të gjitha strukturat e Ballit Kombëtar Demokrat Kryeministër! Rrugëtimi drejt fitores nuk ishte i lehtë por edhe fitoren nuk do ta japim me asnjë çmim! Nuk dorzohemi para hienave dhe planeve ogurzeza te takimeve te fshehta mes bandave kriminale politike te dy partive që kanë qeverisur bashk! Banja nëna Naile është bërê streh e takimeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat