Thaçi: Vetëvendosje ka mëkate të mëdha

Aktuale

Thaçi: Vetëvendosje ka mëkate të mëdha

Nga: D.RR Më: 13 janar 2020 Në ora: 10:16
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës dhe mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje në sjelljen e saj karshi formimit të qeverisë së Kosovës.

“Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq më pak LV-së. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate të mëdha ndaj vendit dhe qytetarëve”, ka shkruar Thaçi.

Ajo ndër tjera i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të vendosë sa më shpejt; “Merre ose leje”.

Postimi i plotë:

“Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak LV-se. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate te medha ndaj vendit dhe qytetareve. Vonesa ne formimin e qeverise eshte sabotimi i fundit qe po i behet shtetit tone, dhe ate ne stilin me te ulet, me cinizem, ironi e vrazhdesi, duke fshehur keshtu friken nga marrja e pergjegjesise dhe llogaridhenia per premtimet e bera pertej cdo realiteti.Paraliza ne te cilen eshte futur vendi, po shkakton deme te medha financiare, politike e sociale, e qe do te na faturohen te gjitheve, si per 74% te qytetareve qe kemi votuar parti te tjera, njejte edhe per 26% qe besuan ne utopine qe do te sillnin njerezit te cilet flamurin e Kosoves e respektojne vetem kur fillojne te marrin paga nga buxheti shteteror.Merre ose leje, #Vendos!”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat