Gani Geci publikon transkriptin e 8 majit 2006, pak para “Kuvendit të karrigeve”, ja si u shkarkua Nexhat Daci

Aktuale

Gani Geci publikon transkriptin e 8 majit 2006, pak para “Kuvendit të karrigeve”, ja si u shkarkua Nexhat Daci

Nga: N.Sh. Më: 13 janar 2020 Në ora: 13:06
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci e ka publikuar transkriptin e mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, me 8 maj 2006.

Geci ka bërë apel që të lexohet ky transkript dhe të kuptohet se kush e filloi shkatërrimin e LDK-së.

Geci thotë se kështu u shkarkua Nexhat Daci.

Ndryshe në “Kuvendin e karrigeve” nga LDK-ja ishin larguar shumë aktivist për të formuar pastaj LDD-në.

Mirëpo, pas një kohe shumica e këtyre ishin kthyer përsëri në LDK, ndërsa LDD-ja më nuk egziston.

Postimi i plotë:

LEXOJENI TRANSKRIPTIN FJAL PËR FJAL E MBLEDHJES SE GRUPIT PARLAMENTAR 8 MUAJ 2006 PARA KUVEENDIT TE KARRIGAVE DHE KUPTONI KUSH E FILlOJ SHKATRRIMIN E LDK-es E GJITH KJO ME DIREKTIVA TE PDK -E SHIK -ut PER ME SHKATRRUA LDK -en

Ktu shihet loja msheftë e Eqrem Kryeziut Fatmirë Sejdiut e Sabri Hamit dhe mbrojtja e sinqertë qi i bën LDK -es akademik Mark Krasniqi .

Transkripti i mbledhjes dates 8 majit ne vitin 2006 .
 Kështu u shkarkua Nexhat Daci

Alush Gashi: Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj të mbajtur më 1 mars 2006, vendosi për zëvendësimin e Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarit të Kryesisë së Kuvendit. Unë e kam përcjellë këtë vendim në Kryesinë e Kuvendit, përmes GP të LDK’së. Unë nuk kam marrë vendim. Ka qenë kërkesë që kjo çështje të hyjë në rend ditë në Kryesinë e Kuvendit. Nëse kjo është gabim, unë e pranoj atë gabim, por jemi këtu për ta zgjidhur.

Fadil Geci: Pse nuk jemi mbledhur ne si Grup Parlamentar, para se të dërgohet kjo kërkesë në Kryesinë e Kuvendit…?

Besa Gaxherri: Në emër të Grupit Parlamentar?

Alush Gashi: Po, në emër të GP. Nuk kam marrë vendim në emër të GP, por vetëm e kam përcjellë vendimin e Kryesisë së LDK’së në Kryesinë e Kuvendit. Ky GP deri më sot nuk ka dalë në kundërshtim me vendimet e Kryesisë së LDK’së. Unë nuk e kam autoritetin në asnjë pjesë të rregullores për ta ndalë vendimin e Kryesisë së LDK’së… A të bisedojmë së pari për zëvendësimin e Kryetarit të Kuvendit, e pastaj për Qeverinë? Kush është “për”…?

Nexhat Daci: Desha paraprakisht të them diçka… Kryesia e LDK’së nuk ka të drejtë të marrë vendim për shkarkim. Ky është Grupi Parlamentar dhe këtu merret vendimi. Çdo vendim tjetër nuk është valid.

Alush Gashi: Meqë e kemi këtu Sekretarin e LDK’së, anëtarin e Kryesisë së Kuvendit dhe Kryetarin e Kosovës, do të ishte mirë që për çështje procedurale të japë kontribut….

Fatmir Sejdiu: Është nevoja që të jemi bashkë dhe të sqarohemi. Edhe me Kryetarin Rugova ne kemi pasur tema që i kemi biseduar, sepse është çështje konsulte…

Alush Gashi: Udhëheqja e partisë është e mirëseardhur për të dhënë kontribut në mbledhjen e Grupit Parlamentar…

Fadil Geci: Me çfarë procedurash…..?

Alush Gashi: Fadil, të lutem…. Urdhëro fol sa të duash, pastaj e fillojmë mbledhjen…

Fadil Geci: Flisni ju….

Nexhat Daci: Partia është e pranishme në formacionin ekzistues. Nuk po insistoj, por nuk e ka asnjë arsye për te qenë, sepse nuk e ka respektuar atë parim për tjetërkënd…

Alush Gashi: Për këtë çështje – nuk kemi rregullore. Unë si Shef i GP të LDK’së nuk e kam forcën as vullnetin që të përjashtoj ose të kontestoj pjesëmarrjen në këtë mbledhje të nënkryetarit të partisë. Nuk kam shpjegim nëse udhëheqja më e lartë e partisë nuk mund të marrë pjesë në mbledhje të GP… Të kishim rregullore, do ta lexonim…

Mark Krasniqi: Unë po e vërej një përçarje në LDK. Kjo do të ishte një tragjedi për Kosovën. Nëse kjo parti përçahet në grupe të ndryshme…

Alush Gashi: Nuk po flasim për përçarje këtu, profesor…

Mark Krasniqi: Ju lutem, të zezës do t’i themi të zezë, të bardhës do t’i themi e bardhë…. Ju lutem, për hir të Kosovës, duhet ta sakrifikojmë edhe veten, e jo më dëshirat ose ambiciet që të jetë dikush ose mos të jetë dikush tjetër në këto poste… Duke e mohuar Kryetarin e Kosovës dhe Nënkryetarin, në këtë mbledhje, më duket se do të ishte një jehonë tepër e keqe për LDK’në….

Fadil Geci: Jo, jo, nuk është kështu.

Mark Krasniqi: Fadil, dëgjomë ti mua, je më i ri se unë. Duhet të jemi një familje….

Nekibe Kelmendi: Mund t’ju them diçka, për këtë procedurë. Krejt ajo që s’është e ndaluar me ligj, është e lejuar.

Besa Gaxherri: Kjo që po ndodh – po na tregon deri ku kemi ardhur, fatkeqësisht. Nënkryetari i partisë është prezent. Këtu është pakënaqësia – me qenë a mos me qenë. Kjo është fatkeqësi. Do t’i lutesha Nënkryetarit të LDK’së, që sipas ndërgjegjes së vet, të vendosë vetë a me qenë këtu a jo. Nuk është në rregull këtu më asgjë….

Nyryshahe Hulaj: Edhe herë të tjera këtu kanë marrë pjesë në mbledhje njerëz që nuk janë të GP dhe nuk është bërë problem procedura… Të jetë prezent Nënkryetari i parë i LDK’së, mendoj se s’ka nevojë për komente. Është njeriu i parë në parti dhe duhet të jetë këtu, së bashku me ne…

Një deputet (nuk dallohet nga zëri se kush është): Sikur nuk e kemi të qartë, e po harrojmë se në takimin që kemi pasur me kryetarët e degëve, asnjë kryetar i degës nuk e ka thanë prerë që nuk e pranon vendimin e Kryesisë së LDK’së… Nuk mund të sillet deputeti në kundërshtim me degën…

Fadil Geci: Hala s’kemi ardhur aty. Le një herë. Kur hapet tema, flasim…

Besa Gaxherri: Në LDK çka ka ndodhur para një jave, nuk ka ndodhur qe 16 vjet. Nuk mund t’i ikim këtij realiteti….

Lulzim Zeneli: Çështja që po ngritet – ka arsye, ka argumente të mjaftueshme. Zonja deputete nga Prizreni tha – “njeriu i parë i partisë”. Duhet ta kemi të qartë se pas vdekjes së Presidentit Rugova, po ndodh që tash dikush të bëhet edhe njeriu i parë, edhe njeriu i dytë. Një praktikë e tillë më herët nuk ka ndodhur. S’kemi të bëjmë me njeriun e parë, të dytë ose të tretë. Por, kemi të bëjmë me një anëtar të Kryesisë së LDK’së, i cili qe pesë vjet nuk ka marrë pjesë në mbledhje të Kryesisë, pra me Nënkryetarin Eqrem Kryeziu. Është shumë reale pyetja – nëse ai mund të marrë pjesë ose jo në këtë mbl

Është shumë reale pyetja – nëse ai mund të marrë pjesë ose jo në këtë mbledhje të GP. Nëse ka ardhur për ta ndihmuar këtë proces, duhet ta kemi të qartë – pse. Në anën tjetër, duhet ta kemi parasysh që i kemi edhe dy nënkryetarë të tjerë, që janë të barabartë. Këto shqetësime duhet t’i marrim si reale. Nëse flasim për procedura, atëherë procedurat kryekëput janë shkelur në LDK..

Alush Gashi: Nuk ma merr mendja që s’mund të mos marrë pjesë këtu udhëheqja më e ngushtë e partisë, që e ka përgatitur programin e listave… Po ta kishim rregulloren e miratuar, s’do ta kishim hapur këtë temë fare. Debati eventual që mund të kontribuojë në sqarim të ndonjë pyetje, nga Kryesia, nuk shoh ndonjë pengesë. Nuk e kemi të sanksionuar këtë çështje me rregullore… Mund të jetë që e kam gabim, por jam i bindur se është jonormale që udhëheqja e partisë të mos mund të marrë pjesë në mbledhjen e GP.

Nëse me lejoni, do të fillonim me pikën e rendit të ditës…

Më lejoni ta lexoj edhe një herë…

“Kryesia e LDK në mbledhjen e mbajtur sot më 1 mars vendosi që të zëvendësojë anëtarin e Kryesisë dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës zotëri Nexhat Daci me zotëri Kolë Berishën, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Nënkryetar i LDK. Ju lutemi ta merrni në konsideratë këtë vendim dhe ta procedoni më tej në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës”,

Ditën e nesërme, pas marrjes së kësaj shkrese, në emër të GP e kam përcjellë kërkesën në Kryesinë e Kuvendit, që kjo të hyjë në rend të ditës. Nëse kjo është gabim, jam i gatshëm t’i bart pasojat. Unë nuk mund ta kontestoj deklaratën e dikujt se – ndoshta është dashur që unë ta kontestoj vendimin e LDK’së. Jam i bindur se kam vepruar drejt…

Po e lexoj edhe kërkesën.

“Në bazë të vendimit të Kryesisë së LDK’së, 1 mars 2006, për zëvendësim të anëtarit të Kryesisë dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës zotëri Nexhat Dacin me zotëri Kolë Berishën, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK kërkon procedim në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit”.

Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, ne kemi edhe çështjen e zëvendësimit të anëtarit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Këto dy vende janë të garantuara për LDK’në. Vendi i Kryetarit të Kuvendit është i garantuar në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Sot është thirrur mbledhja që ne të diskutojmë vendimin e Kryesisë së LDK’së. Deri më sot, Grupi Parlamentar nuk ka rënë në kundërshtim me vendimin e Kryesisë së LDK’së.

Duhet sqaruar diçka… Ne nuk kemi marrë vendim për shkarkim të askujt. Ne kemi votuar për ta zëvendësuar Nënkryetari i LDK, Kolë Berisha – Kryetarin aktual të Kuvendit. Nuk kemi votuar për ta shkarkuar Kryetarin Daci. Kjo është ajo që ka ndodhur. Në Kryesinë e LDK’së nuk ka pasur votë kundër Kryetarit të Kuvendit. Ka pasur votë për t’i dhënë mbështetje një kandidati tjetër, që të bëhet një zëvendësim, siç bëhen zëvendësime gjithkund, sepse kjo është pozitë e rezervuar për LDK’në. Ju ftoj që të reflektoni në prizmin e asaj që ka ndodhur… Ne nuk kemi pasur konflikt në vendime. Nuk them se kemi qenë një milion për qind të saktë në vendimin tonë… Përpjekja për ta bërë një zgjedhje, e cila në këto momente nuk do të jetë në konfrontim as me Këshillin e Sigurimit e as me bashkësinë ndërkombëtare, unë jam i bindur se ka qenë e sinqertë.

Nuk e kontestoj se kjo ka mundur të bëhet ndryshe…. Çdo herë mund të zgjidhet një çështje ndryshe… Por, si njeri që ka marrë pjesë në mbledhje të Kryesisë së LDK, në asnjë formë nuk duhet të ndodhë konfrontim me bashkësinë ndërkombëtare në këto ditë e muajt e ardhshëm. Kjo ka qenë esenca. Nuk ka pasur një fjalë të ligë për Kryetarin Daci në atë mbledhje.

E lusim kryetarin Daci që të flasë…

Nexhat Daci: Kryesia e LDK’së e ka pasur të drejtën e analizës së punës sime dhe të propozimit për zëvendësimin tim. Këtu është bërë një lëshim elementar. Nuk është njësoj të thuhet “ka marrë vendim” dhe të thuhet “ka propozuar”… Informata që është dhënë në Kryesi të LDK’së – nuk është e saktë. Kjo është thënë në të gjitha mjetet e informimit, në intervista, në prononcime…. Ajo që ka ngjarë në zyrën time, kur ka ardhur Eqrem Kryeziu, tashmë e dini, e keni lexuar në media. Të gjitha rrjedhat e mëtutjeshme e kanë demantuar këtë që e thonë se kjo ishte kërkesë e Zyrës më të Madhe Ndërkombëtare…. Eqremi është këtu…. Lajmi ka qenë për mua në mënyrë krejtësisht të hutueshme….

Dëgjoni… Kolë Berisha mua më bën ndër të më zëvendësojë. Nuk kam asgjë personale. Besoj se Kola është shëndosh e mirë dhe mund ta udhëheqë mirë Kuvendin. Nuk kontestohet kjo.

Por, më lejoni të lexoj një fjalë…

Çka arrihet me shkarkimin, largimin, zëvendësimin e Kryetarit të Kuvendit Nexhat Daci? Çka fiton LDK si parti? A humb apo fiton në sytë e opinionit? A humb apo fiton në përkrahjen e elektoratit? A humb apo fiton te miqtë tanë ndërkombëtarë?
Kush e inicoi këtë ndërrim? Si rrodhën procedurat? Si është legaliteti dhe legjitimiteti i këtij vend

Nexhat Daci: Nuk duhet pranuar konstrukte të tilla që janë të paqëndrueshme dhe të pavërteta, nuk duhen pranuar nga Grupi Parlamentar, por jo të mbetet Daci për një vit a për gjashtë muaj. Le të pastrohet kjo dhe le të më thuhet mua se nuk qëndrojnë të vërteta këto. Atëherë, ju e keni qëndrimin tim, atë që po kërkohet – ta ruajmë unitetin e partisë. Tërhiqem pa asnjë pengesë. Ju mund të votoni sipas ndërgjegjes tuaj, por jo mbi bazën e argumenteve që nuk qëndrojnë. Nuk është njerëzore as politike që të më thuhet ta marr një sakrificë mbi bazën e konstrukteve. Le të bëhet një vlerësim, pas dy javësh, pas një muaji. Nuk e kam asnjë fjalë kundër Kolë Berishë, as kundër askujt. Por, nëse e nënshkruan vendimin, është kryer me jetën tënde, morale e njerëzore. Po kërkoj këtë prej jush, sepse më duket se e meritoj. Në momente të krizave të mëdha dhe të sakrifikimit të vetes, kam qenë më ju. Lëshime ka… ato që thotë Fatmir Sejdiu… mund t’i gjeni edhe njëqind të tjera. Por, vendimi është marrë mbi bazën e argumenteve të konstruktuara, të pavërteta. Le të thuhet e vërteta, konsolidohuni, le të jenë dy javë, dy ditë, dhe më thoni që të shkoj… Nuk jam pengesë e proceseve. Ky është mandat prej të cilit Nexhat Daci nuk përfiton asgjë, sepse me vendim të Kryesisë së LDK’së Daci nuk dëmtohet pse shkon. Daci po ju lut për parime morale, njerëzore, politike. Ju si të doni. Unë me kënaqësinë time do t’i a uroj Kolës nesër. Le të kthehet kjo në parti, në Kryesi, lë të thuhen argumente të tjera, le të dilet në opinion, e mbledhim Grupin Parlamentar, në mbledhjen e ardhshme, në një seancë tjetër, e kryejmë punën unanimisht. Mendoj se kam të drejtë morale që ta kërkoj këtë, kolegët e mi. Kur ka dashur PDK dhe krahu i luftës që ta bëjnë LDK’në tradhtare në seancë plenare, unë e kam deponuar krejt fuqinë time… Sa herë që kanë dalë kundër Presidentit Rugova, nuk kam menduar fare për karrierën time, në të gjitha nivelet, vendore e ndërkombëtare… E kam atë të drejtë morale që të kërkoj prej jush një javë ose një seancë tjetër. Nuk po kërkoj për të mbetur në funksion. Unë dua që nesër Kolë Berisha ta ketë mbështetjen absolute, edhe timen. Kur është djegur Klina, kur i kanë përndjekur krejt, pa e njohur mirë, i kam dërguar selam – Kolë Berisha, e kam një kat të shtëpisë, merre familjen dhe eja, jetojmë bashkë. Nuk kam asgjë kundër. Ndershmëria nuk më ka lënë kurrë…Vazhdojeni punën dhe ecim bashkë. Edhe sot po them, respektojeni një dinjitet, mos u mundoni që me konstruktime ta njollosni dikë që ka qenë me ju. Po kërkoj ta shtyjmë një javë. Nëse edhe këtë nuk ma aprovoni, atëherë ndiqeni procedurën, nuk do të ndahem, do të jem deputet me ju. Kam pasur oferta enorme të mëdha, kolegët e mi, me para dhe pozita, në momentet më të vështira, për ta lënë LDK’në. Por, nëse kam rrezikuar një mijë herë, si edhe ju të tjerët, e kam atë të drejtë t’ju them – ju lutem mos merrni vendim sot, spastrojeni figurën e Dacit, e zëvendësojmë në mbledhjen e ardhshme. Nëse edhe kjo nuk bën, merrni vendim si të doni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat