Veliu: Nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët

Aktuale

Veliu: Nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët

Më: 13 janar 2020 Në ora: 13:32
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu pas takimit që u mbajt në selinë e partisë së tij me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett tha para mediave se diskutimet me ambasadorin ishin në lidhje me çështjet aktuale dhe se po presin nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët.

Nënkryetari i LDK-së në lidhje me ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje tha se nuk e kanë shqyrtuar dhe se po presin një zgjidhje nga Vetëvendosja e cila do të ishte funksionale për të dyja palët.

“Me ambasadorin kemi bisedu për çështjet aktuale. Në këtë moment interesimi edhe i yni edhe i Ambasadës amerikane është që Kosova të ketë sa më shpejti qeveri funksionale. Ne po presim një zgjidhje nga VV-ja, një zgjidhje e cila është funksionale për dy palët, derisa ta marrim një zgjidhje ne po presim, përgjegjësia është e tyre për këtë situatë të krijuar. Unë nuk po ju them as për ofertën e Kurtit, për shkak se ofertat e Kurtit nuk i kemi shqyrtu në organet tona, ne kemi bisedu me organet e LDK-së për parimet që duhet t’i ketë një qeverisje. Po them që po presim për një zgjidhje që ata mund ta ofrojnë”, tha Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat