E thotë analisti politik për Albin Kurtin: Më ka zhgënjyer, do të jetë dështim “Qeveria Kurti” - Bota Sot
E thotë analisti politik për Albin Kurtin: Më ka zhgënjyer, do të jetë dështim “Qeveria Kurti”

Aktuale

E thotë analisti politik për Albin Kurtin: Më ka zhgënjyer, do të jetë dështim “Qeveria Kurti”

Nga: N.H Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:53
Albin Kurti

Vonesat e mëdha në forimim e qeverisë së re ka bërë që shumë prej njohësve të rrethanave poltike dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit t’i japin notë negative.

Së fundit është analisti politik, Faton Mehmeti, ai i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është i zhgënjyer me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti më ka zhgënjyer... çfarë mund të presësh nga njeriu që nuk është i aftë për të formuar qeveri...edhe nëse formohet qeveria me Kurtin do jetë dështim”, ka deklaruar Mehmeti në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të mos bëjë presion në lidhje me caktimin e mandatarit për postin e kryeministrit.

Reagimi i Kurtit vjen katër ditë pasi që Thaçi i dërgoi një letër atij dhe Lëvizjes Vetëvendosje përmes së cilës kërkoi që të caktojnë mandatarin për kryeministrin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat