Ismajli:Vonesat në krijimin e institucioneve janë të pa justifikueshme

Aktuale

Ismajli:Vonesat në krijimin e institucioneve janë të pa justifikueshme

Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:16
Arbër Ismajli

Vonesat për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe institucioneve të tjera të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, e kan shtyer të reagon edhe Nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajlin.

Ismajli nëpërmes një postimi në Facebook, ka theksuar se këto vonesa kan për pasojë dëme të mëdha dhe do ta godasin demokracinë edhe ashtu të brisht në vend.

Ky është postimi i z. Ismajli

Miq,

Vonesat në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira, janë të pa justifikueshme.

Vonesat kanë për pasojë dëme të tjera që si dhëmbëzor e grryejnë demokracinë e brishtë te shoqërisë sonë.

Askush nuk duhet të mbetet imun për pasojat që lënë prapa punët e pa përfunduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat