Haziri e zbulon për herë të parë, jep detaje se ku filloi përplasja në mes Hashim Thaçit dhe Azem Sylës me Behajdin Allaqin

Aktuale

Haziri e zbulon për herë të parë, jep detaje se ku filloi përplasja në mes Hashim Thaçit dhe Azem Sylës me Behajdin Allaqin

Nga: N.H Më: 13 janar 2020 Në ora: 21:37
Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me fillimin e përplasjeve në mes Thaçit dhe Sylës me Behajdin Allaqin.

Haziri tregon se në mbledhjen e Kollarës, përveç delegatëve të tjerë, aty kishin marrë pjesë edhe Hashim Thaçi e Azem Syla, të cilët sipas tij, në këtë takim kishin debatuar ashpër me Behajdin Allaqin, njërin ndër figurat udhëheqëse të LPK- së.

Ja shkrimi i tij:

VEC SA PER KUJTESE !

- Ku filloi perplasja ne mes Hashim Thacit dhe Azem Syles me Behajdin Allaçin ?

Kollare të Kërçovës, me 24 prill 1993, e cila ishte caktuar si një para pregaditje për mbajtjen e kuvendit të katërt të përgjithshme, e cila do të mbahej më vonë me 28 e 29 korrik në Prishtinë. Në mbledhjen e Kollares, përveç delegatëve të tjerë, marrin pjesë edhe Hashim Thaçi e Azem Syla, të cilët debatojnë ashpër me Behajdin Allaçin, njërin ndër figurat udhëheqëse të LPK- së. Siç e tregojnë disa pjesëmarrës të mbledhjes, debati ishte shoqëruar me tensione mes tyre.

A ishte kjo perplasje , qe rivalet e Behajdin Allaçit, nuk do ia harrojne atij, dhe me 11 Qeshori i vitit 1998, pasi ftohet ne Shtabin e UCK-se ne Drenoc, kindapohet nga persona me maska (me gjase ekzekutohet) dhe qe nga ajo dite konsiderohet si i zhdukur.

PS: Citati per mbledhjen ne Kollare te Kërçovës, eshte marre nga Libri " “ Syri i Shqiponjës”, i autorit Ilaz Kadollit. Ky i fundit, pra Ilaz Kadolli ne "Raportet sekrete të NATO-s” konsiderohej si bosi i bizneseve kriminale qe ka kontrolluar edhe prostitucionin në rajonin e Prizrenit. Sot ushtron profesionin e avokatit ne Prizren.

KOHA PER DREJTESI !(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat