Albin Kurti në qejf, mbledh në Prizren deputetët e minoriteve

Aktuale

Albin Kurti në qejf, mbledh në Prizren deputetët e minoriteve

Më: 13 janar 2020 Në ora: 22:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka takuar sot deputetët minoritarë të Kuvendit të Kosovës.

Takimi është zhvilluar në qytetin e Prizrenit.

Në takim po marrin pjesë edhe dy anëtarët e VV-së, Xhelal Sveqla dhe Mytaher Haskuka.

Media ditë më parë kishte raportuar eksluzivisht se Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohen edhe tre deputetë në radhët e saja.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për 3 deputetë të minoriteteve (emra të njohur për redaksinë). Ata së shpejti pritet ta zyrtarizojnë bashkimin e tyre me partinë e Isa Mustafës.

Por Kurti është parë në disponim derisa po zhvillonte bisedë  me disa nga deputetët minoritarë të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat