Muja: Ngërçi mes LDK’së dhe VV’së mund të zgjidhet duke shtuar ministri të reja në qeveri

Aktuale

Muja: Ngërçi mes LDK’së dhe VV’së mund të zgjidhet duke shtuar ministri të reja në qeveri

Më: 13 janar 2020 Në ora: 22:36
Armend Muja

Analisti Armend Muja ka dhënë versionin e tij si mund të kalohet situata mes Vetëvendosjes dhe LDK-së drejt një ndërtimi të koalicionit.

Muja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes ishte befasuese për Presidentin Thaçi.

“Thaçi ka pritur që fituese e zgjedhjeve të jetë LDK-ja”, thotë Muja duke shtuar se edhe ngjarjet që pasuan pas zgjedhjeve janë përpjekje për të ruajtur vazhdimësinë.

“Marrja e tre deputetëve që iu bënë Vetëvendosjes, emërimet në AKI, insistimi i LDK-së për drejtimin e Ministrisë së Brendshme është në këtë drejtim”.

Analisti ka thënë se Vetëvendosje vështirë se mund të kthehet prapa duke larguar Konjufcën nga pozita e kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se një marrëveshje e mundshme me LDK-në do të ndërtohej nëse shtohet numri i ministrive ose fuqizimi i zëvendëskryeministrit që do të vinte nga LDK-ja.

Muja ka dhënë edhe disa detaje interesante nga bisedat që kishin pasur Vetëvendosje dhe LDK para zgjedhjeve.

Sipas tij LDK duke menduar se do të dilte e para kishte propozuar sistemin që partia e parë do të merrte kryeministrin dhe pesë ministri ndërsa e dyta krye parlamentarin dhe pesë ministri ndërsa presidenti do të zgjidhej me konsensus.

“Vetëvendosje kishte propozuar të kundërtën duke menduar se do të del e dyta. Ajo kishte thënë se partisë së parë i takon kryeministri dhe pesë ministri ndërsa të dytës presidenti, kryetari i Kuvendit dhe pesë ministri”, tha ndër të tjera Armend Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat