Daut Haradinaj nuk beson se do të ketë koalicion VV-LDK - Bota Sot
Daut Haradinaj nuk beson se do të ketë koalicion VV-LDK

Aktuale

Daut Haradinaj nuk beson se do të ketë koalicion VV-LDK

Më: 14 janar 2020 Në ora: 00:08
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, deputeti nga radhët e AAK-së, ka thënë se nuk e sheh si opsion koalicionin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pasi sipas tij ata nuk i besojnë njëri-tjetrit.

“Ne edhe para një kohe kemi thënë se nëse kanë problem Vetëvendosje me numrat ua ofrojmë. Nuk po shoh vullnet, po vlerësoj se nuk kanë vetëbesim dhe besim reciprok. Derisa nuk ka besim, vështirë e shoh një bashkëqeverisje VV-LDK”.

“Me tema populiste kanë ardhë në pushtet dhe do t’i shohim tash. Nesër bëhen 100 ditë nga zgjedhjet. Kanë mungesë vullneti për bashkëqeverisje, sepse këta numrat i kanë”.

Haradinaj në Zona B ka thënë që si fajtor kryesor për situatën në të cilën ndodhet vendi është kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Fituesi i zgjedhjeve – Albin Kurti është fajtor pasi e ka marrë mandatin edhe me vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në kohën kur ka qenë PAN-i. Është qartësisht që përgjegjegjësia mbetet mbi fituesin e zgjedhjeve”.

Ai ka theksuar se nuk sheh vullnet te Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e institucioneve pasi sipas tij nuk kanë guxim të ballafaqohen me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat